Temjani largon djallin por dobëson edhe engjullin

Standard

Ekspertët thonë se përdorimi apo djegia e temjanit dhe e qirinjve aromatikë në shtëpi është e rrezikshme për shëndetin për shkak të potencialit të substancave të larta toksike që disa nga këto produkte mund të lëshojnë. Në mes të rreziqeve, përveç problemeve të rënda me frymëmarrjen, është edhe kanceri

Shëndeti

Masa të ashpra për temjanin dhe qirinjtë aromatikë. Qeveria franceze ka vendosur të bëjë një hetim të plotë për të përcaktuar se cilat produkte duhet të ndalohen nga tregu për shkak të substancave toksike të larta dhe të rrezikshme që ato përmbajnë dhe të cilat emetohen kur digjen. Nën akuzë është edhe temjani (i formave të ndryshme) dhe qirinjtë aromatikë që agravojnë problemin e cilësisë së ajrit që tashmë është komprometuar në 40% të shtëpive. Kryqëzata e qeverisë franceze kundër qirinjve aromatikë të shtëpisë u quajt “Plan d’actions sur la qualité de l’air intérieur” (Plani i veprimit për cilësinë e ajrit të brendshëm), e cila synon identifikimin dhe regjistrimin e produkteve si temjani dhe qirinjtë që lëshojnë më shumë substanca toksike. “Produktet si temjani dhe qirinjtë aromatikë që lëshojnë më shumë se 2 mikro gramë për metër kub benzen, do të ndalohen”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Mjedisit (Ekologjik), Shëndetit dhe Banesave, i prezantuar në Konferencën Kombëtare për Cilësinë e Ajrit në Paris, për të cilin jep lajmin “Le Figaro”. “Temjani përmban më shumë substanca toksike se sa qirinjtë dhe përdorimi i tij duket të jetë më i rrezikshëm, madje edhe në rastin e përdorimit njëmujor. Ndezja e tij mund të paraqesë rreziqe akute, kronike dhe kancer”, shkruajnë ekspertët kombëtarë (të Francës) të Institutit të Ambientit Industrial dhe Rreziqeve. Në veçanti, ekspertët gjetën se substancat kryesore toksike të cilat çlirohen nga materia e temjanit janë grimcat e benzenit​​, formaldehidit dhe acetaldehidit. Ndërsa për sa u takon qirinjve, substancat e lëshuara janë acroleina dhe formaldehidi (substanca të dëmshme për shëndetin). Megjithatë, ekspertët nuk janë të shqetësuar vetëm për temjanin dhe qirinjtë, por edhe për cilësinë e ajrit të brendshëm (brenda shtëpisë) që është i ndotur në masën 40% të këtyre substancave dhe myku i emetuar tek pikturat e mureve apo tek tapiceria, mobiliet, nga tymi i duhanit… Të gjitha këto në fakt janë situata të cilat rrisin përqendrimet e substancave toksike që ne thithim rregullisht. Ndër problemet e ndryshme për të cilat përgjegjës është ajri i brendshëm janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes si astma, bronkiti, riniti etj; dhembja e fytit, dhembja e kokës, lodhja, vjellja, irritimi dhe gjithashtu edhe nervozizmi. Ministria e Mjedisit ka përsëritur se të gjitha sëmundjet alergjike, përfshirë astmën dhe alergjitë ushqimore ndikojnë nga 25 në 30% të popullsisë në vendet e industrializuara dhe se vetëm në Francë kostoja e shëndetit për shkak të ndotjes së brendshme të shtëpive vlerësohet të jetë nga 10 deri në 40 miliardë euro në vit. Ky problem nuk është vetëm për Francën por për mbarë botën, duke përfshirë vendet fqinje, por edhe vendin tonë, pasi edhe ajri në shtëpitë tona nuk është shumë më i mirë!

Ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit, si brenda dhe jashtë, është një problem madhor që ndikon në shëndetin e të gjithëve si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim. PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër. PM10 (Particulate Matter) është një përzierje pjesëzash të lëngëta dhe të ngurta që qëndrojnë në ajër, me një diametër më të vogël se 10 mikrometër. Burimi kryesor i tij janë gazrat e çliruara nga automjetet, sidomos nga makinat e vjetra me motor diesel. Ky indikator është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si rreziku më i madh shëndetësor për zonat e urbanizuara, pasi këto lloj grimcash depërtojnë në pjesën e poshtme të mushkërive. Edhe ajri jo cilësor në mjediset e brendshme mund të paraqesë rrezik për shëndetin e më shumë se gjysmës së popullsisë së botës. Në shtëpitë ku gazi dhe qymyrguri përdoren për gatim dhe ngrohje niveli i PM-së mund të jetë 10–50 herë më i lartë se norma e lejuar. PM-ja ndikon në shëndetin e njerëzve më shumë se çdo ndotës tjetër. Përbërësit kryesorë të PM-së janë sulfatet, nitratet, amoniaku, klorid sodiumi, karbon dhe uji. Ajo konsiston në një përzierje komplekse e grimcave solide dhe të lëngëta të substancave organike dhe inorganike të përqendruara në ajër. Ozoni, O3, është një ndotës i tipit sekondar, që formohet nga reaksione komplekse mes hidrokarbureve dhe oksideve të azotit, në prani të rrezatimit diellor. Tri kategori të madhësisë së grimcave të pluhurit në ajër, PM 10, PM 2.5 dhe PM 1 (respektivisht me diametër më të vogël se 10, 2.5 dhe 1 mikron), që të mbledhura së bashku përbëjnë atë që specialistët e quajnë (LNP), Lëndë e Ngurtë Pezull).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s