Kush janë sekrete që rritin dozën tuaj të fatit

Standard

Fatin mund ta krijoni vetë, ndaj mos u ndieni të pafat! Janë disa hile që ju ndihmojnë të jeni në vendin e duhur në momentin e duhur. Zbuloni sekretet për të pasur më shumë fat në gjithçka!

Fati varet nga ne. Personat me fat kanë sekretet e tyre të vogla, që shpesh i ruajnë me xhelozi: një humor të veçantë, një intuitë të lumtur, një grup miqsh të zotë e të shkathët dhe një besim të fortë se gjithçka ka shkuar mirë. Megjithatë gjithsecili nga ne posedon një dozë të vogël fati. “Ekspertët tanë të fatit” na tregojnë 5 sekretet për ta rritur atë dhe për të jetuar “poshtë një ylli të mirë”.

Fati nuk është një fenomen i jashtëm

Disa kanë ndjesinë sikur kanë lindur poshtë një ylli të mirë, ndërsa disa të tjerë përkundrazi kanë përshtypjen se fati i keq ka rënë mbi ta. Por ky është një nga gabimet më të mëdha! Në të vërtetë fati nuk ka të bëjë me mbajtjen e objekteve të shenjta (për mbrojtje) apo me bekimin e të shenjtëve mbi krevatin tonë. “Fati nuk është një fenomen i jashtëm për ne, përkundrazi”, bën të ditur specialistja në fushën e inteligjencës intuitive, Vanesa Milcarek (Vanessa Mielczareck). Por cili është lajmi i mirë? Fati varet nga ne. Sot jeni ju personi “i lindur me këmishë”, i destinuar drejt suksesit në çdo fushë. Do t’jua tregojmë me pesë pika.

Një: shfrytëzoni ligjin e sinkronizimit

Si mund të gjendeni në vendin dhe në momentin e duhur? Njerëzit me fat janë të bindur se okazionet e mira nuk duhet t’i lihen vetëm rastit: e hapin gazetën në faqen e duhur, bëjnë takimet e duhura në momentin e duhur dhe vendi i punës për të cilin shpresonin, lirohet… Mjeku Riçard Uajsmen (Richard Wiseman), i njohur për kërkimet e tij mbi fatin, ka zbuluar se koincidencat në pjesën më të madhe të rasteve janë të lidhura me gjendjen shpirtërore. Por çfarë është sinkronizimi? Sipas psikanalistit të famshëm Jung, këto rastësi (rastet e famshme me fat) janë ngjarje të pavarura (me sa duket) që në fakt përfaqësojnë të njëjtën përgjigje për pyetjet që ju vendosni. Personat me fat janë shumë të kujdesshëm ndaj këtyre sinjaleve. “Lucky tips” (apo këshilla që të sjellin fat): për të kuptuar më mirë koincidencat, është rasti të merrni një fletore (apo lap top) dhe t’i shënoni. Sa më shumë të vendosni në listë aq më shumë ato do të shumëzohen: mblidhni një numër të madh shenjash të papritura që do t’ju ofrojnë zgjidhje dhe strategji fituese për pyetjet tuaja.

Dy: ndryshoni (që në këtë moment) gjuhën e trupit

Disa kërkime kanë demonstruar se tërheqja nga njerëzit me fat vjen nga gjuha e trupit dhe nga shprehia e fytyrës: qeshin dyfish më shumë se të tjerët, kërkojnë shikimin e të tjerëve dhe adaptojnë një gjuhë trupi favorizuese. Mjeku Uajsmen shpjegon: “Bëhet fjalë për gjuhën e trupit të mbyllur rreth njerëzve që kryqëzojnë krahët dhe këmbët dhe që nuk e kthejnë trupin në drejtim të bashkëbiseduesit”. Në gjuhën e trupit të hapur, vërehet e kundërta: personat e drejtojnë trupin drejt tjetrit, i lënë këmbët dhe krahët të shtrira dhe bëjnë shpesh gjeste me pëllëmbët e duarve të hapura. Këshillat tona fatsjellëse për këtë rast janë: bëni kujdes me gjuhën e trupit dhe ndryshoni sinjalet për pozitivisht, sapo vini re një qëndrim “të mbyllur”. Objektivi juaj i ri: të bëheni personi më i afërt me të cilin të gjithë duan që të ulen në tren ose në avion, ose me të cilin do të donin të fillonin një bisedë gjatë një mbrëmjeje. Jepini vetes një pamje më të ngrohtë dhe dinamike, kështu takimet e favorshme që do të ndodhin në rrugën tuaj do të shumëfishohen.

Tre: braktisni (më në fund) mendimet negative

Për t’u bërë me fat duhet të filloni ta pranoni se jeni i tillë dhe të hiqni tutje disa bindje që ju mbajnë në radhën e të pafatëve. Këtë e shpjegon më mirë Vanesa: “Të gjithë ne nxitohemi për t’i dhënë interpretime fataliste disa ngjarjeve ‘fatkeqe’, duke menduar që gjërat janë kështu dhe kaq”. Konkretisht disa shprehje tipike janë: “Nuk mund të bëj asgjë”, “Është vetëm faji i fatit të keq”, “Këto gjëra më ndodhin vetëm mua!”. Por nëse reagoni kështu, si mund të shpresoni se mund të merrni një surprizë të bukur? Këto fraza negative që mbushin jetën tuaj paraqesin vetëkufizime që ju bllokojnë në një vizion të mbyllur dhe pesimist.

Këshillat fatsjellëse: bëni një pushim për të riformuluar në një mënyrë pozitive rrethanat dhe vini në praktikë një vizion të ri: një fqinje të re? Me siguri do të jetë shumë simpatike! Gjeni mënyrën për t’u takuar dhe për të dalë me të! Nëse nuk ju ecën që me herët e para, mos u ndalni! Fatmirët nuk ndalen asnjëherë!

Katër: do të rrethoheni (menjëherë) nga persona të mrekullueshëm

Personat me fat janë persona të dashur dhe pothuajse gjithmonë të vlerësuar: “Ata kanë tendencë të tregohen të besueshëm dhe duan të kenë marrëdhënie afatgjata”, thekson dr. Uajsmen. Ata flasin lehtësisht me njerëzit, shpenzojnë kohë me ta, janë interesantë dhe i kultivojnë kontaktet e tyre. Kjo sjellje ka si pasojë atë të shumëfishimit të raporteve favorizuese dhe të krijimit të një “rrjeti të vërtetë fati”… dhe një potenciali të rëndësishëm mundësish të frytshme. Këshillat tona: gjithçka varet nga ju. Bëhuni një person i mahnitshëm! Pritni që të takoni njerëz interesantë, pozitivë dhe bujarë. Por të gjithë ne kemi cilësi: mjafton vetëm t’i gjejmë!

Pesë: dëgjoni (me kujdes) intuitën tuaj

Për të bërë zgjedhjen e duhur, për të marrë një vendim të drejtë ose për të pasur një ide fitimtare, kemi në dispozicion një inteligjencë të shkëlqyer: intuitën tonë! “Të gjithë ata të cilët kanë sukses, afirmojnë që është intuita ajo që ka luajtur rolin përfundimtar në arritjet e tyre!” – thotë Vanesa. Por për çfarë bëhet fjalë? Intuita, që bën gjithçka më të qartë, na shtyn në atë rrjedhë të jetës ku gjithçka është e mundur. Bëhet fjalë për një aftësi, të lënë pas dore nga racionalistët e shoqërisë sonë, e cila e ka origjinën e saj në anën e djathtë të trurit: funksioni i saj kryesor është të na komunikojë në mënyrën e duhur ngjarjet e favorshme për përmbushjen tonë. Pra për të na bërë me fat! Këshillat tona të rastit: dialogo me intuitën! Të tipit: “Diçka më thotë se…”, provoje! Do të shohësh që shumë shpejt, ndërsa ecni do të ndieni veten t’ju thotë: “Më mirë të shkoj nga ajo anë”. Ndoshta duke ndjekur atë drejtim do të gjeni një person që do të donit të shihnit. Për të filluar dëgjoni këtë zë të brendshëm të vogël dhe pa asnjë dyshim është rruga e duhur për t’u bërë një “Lucky number one”. Është kjo ajo çfarë doni apo jo!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s