Kush janë përfitimet nga qëndimi në këmbë dhe ulur

Standard

 

Studimet kanë treguar se ka përfitime shumë të mëdha nga të qëndruarit në këmbë në pjesën më të madhe të ditës në krahasim me të qëndruarin ulur. Dallimi është shumë i madh, shpjegon Majkëll Moslei (Michael Mosley)

Kaloritë

Pyesin veten se sa kohë kaloni duke qëndruar ulur! Më pak se tetë? Më shumë se 10? Një vrojtim i fundit zbuloi se shumica jonë kalojnë deri në 12 orë në ditë me të ndenjura para kompjuterit apo duke parë televizor, ose duke pirë kafe. Nëse shtojmë këtu shtatë deri në tetë orë në ditë të kaluara në gjumë, atëherë del se 19 orë në ditë kalohen në mënyrë sedentare.

Të qëndruarit ulur kaq gjatë është dukshëm keq për ne dhe disa studime sugjerojnë se ata që ulen gjatë të gjithë ditës jetojnë dy vjet më pak sesa njerëzit që janë më aktivë. Shumica jonë janë fajtorë për sedentarizëm. Ne qëndrojmë ulur në punë, në makinë dhe në shtëpi, duke lëvizur më këmbë vetëm në kohën kur kalojmë nga një karrige në tjetrën.

Edhe nëse bën palestër në mënyrë të rregullt, kjo ndoshta nuk mjafton. Ka prova gjithnjë e më të forta që tregojnë se stërvitja nuk e zhbën dëmin e pësuar nga qëndrimi ulur për shumë gjatë. Teknologjia na ka bërë ne njerëzit më pasivë në historinë e njerëzimit.

Por pse të qëndruarit ulur është kaq dëmtues? Një arsye është se ky lloj qëndrimi ndryshon mënyrën se si trupat tanë merren me sheqerin. Kur ne hamë, trupi e ndan ushqimin në glukozë, e cila transportohet në gjak dhe në qeliza të tjera.

Glukoza është energjia bazë, por niveli vazhdimisht i lartë rrit rrezikun për diabet dhe sëmundje zemre. Pankreasi juaj prodhon hormonin insulinë për të ndihmuar në stabilizimin e nivelit të glukozës, por eficenca e kësaj pune nga trupi juaj përcaktohet nga fakti sesa aktiv je fizikisht.

Ne deshëm të shohim se çfarë mund të ndodhë nëse ne marrim një grup njerëzish që zakonisht e kalojnë ditën ulur në zyrë dhe i kërkuam të qëndrojnë disa orë në këmbë.

Të qëndruarit në këmbë ndërsa punohet, ngjan disi e çuditshme sot, por në fakt njerëzimi ka punuar gjithmonë në këmbë. Uinston Çërçilli (Winston Churchill) shkroi ndërsa punonte në një tryezë speciale, siç bëri edhe Ernest Heminguej (Hemingway) dhe Benjamin Frenklin (Franklin).

Kështu, bashkë Dr. Xhon Buklei (John Buckley) dhe një skuadër kërkuesish nga Universiteti i Çesterit ne kryem një eksperiment të thjeshtë. U kërkuam dhjetë njerëzve që punojnë si agjentë pronash të patundshme të qëndrojnë në këmbë për së paku tri orë në ditë për një javë.

Vullnetarët janë patën pritshmëri të ndryshme nga kjo eksperiencë.

“Do të jetë ndryshe, por më pëlqen ideja”, tha njëri.

“Mendoj se do të më dhembin këmbët – do të duhet të vesh këpucë të lehta…”

“Do të më dhembë kurrizi…”

“Kam frikë se nuk do të qëndroj dot në këmbë për kaq gjatë…”

Ne u kërkuam vullnetarëve të marrin një acelorometër – një monitorues lëvizjesh – për të regjistruar se sa lëvizje bënin ato gjatë ditës. Ata u pajisën edhe me monitorë të rrahjeve të zemrës dhe monitorë të glukozës për të pasur nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë të vazhdueshme, ditën dhe natën.

Provat që thonë se të qëndruarit në këmbë të bën mirë vijnë që nga vitet 1950 kur një studim krahasoi biletashitësit e autobusëve (të cilët punojnë në këmbë) me shoferët. Studimi tregoi se biletashitësit kishin gjysmën e rrezikut të sëmundjeve të zemrës që kishin shoferët.

Për shkak se qëndrimi ulur në kohë të gjatë qe lidhur jo vetëm me problemet e kontrollit të glukozës në gjak, por edhe me problemet e një enzime të quajtur lipoprotein lipase, e cila ndan yndyrën në gjak dhe e bën të disponueshme si lëndë djegëse, të qëndruarit ulur rrit rreziqet për zemrën.

Kishim arsye të mira për të besuar se qëndrimi në këmbë do të qe i mirë për vullnetarët tanë, por qemë edhe në ankth për faktin se sa i madh do të qe ndryshimi. Shqetësimi qe nëse vullnetarët do të qëndronin deri në fund apo jo.

Ata qëndruan. Një grua me aritmi zbuloi madje se pati pësuar përmirësim.

Kërkuesit morën të dhënat për çdo ditë që ata qëndruan në këmbë, si dhe për ditët që vijuan jetën normalisht. Të dhënat treguan dallime të jashtëzakonshme. Më të mëdha nga sa qe shpresuar. Niveli i glukozës në gjak u kthye në normalitet pas ushqimit shumë më shpejt gjatë ditëve kur qëndruan në këmbë në krahasim me ditët kur jetuan si zakonisht.

Pati gjithashtu prova nga monitorët e rrahjes së zemrës se ata dogjën më shumë kalori kur qëndronin në këmbë. Rrahjet e zemrës qenë 10 më shumë për minutë gjatë kohës së qëndrimit në këmbë, gjë që jep konsum të 0.7 kalorive më shumë për minutë. Kjo mund të mos ngjajë shumë, por për një orë digjen 50 kalori më shumë dhe nëse qëndron tri orë në ditë më shumë pesë ditë në javë arrihet në një total vjetor prej 30 mijë kalorish të djegura më shumë, rreth 4 kilogramë yndyrë.

Kjo është e barabartë me përshkrimin e 10 maratonave në vit. Ekspertët mendojnë se ndërsa ushtrimet fizike kanë shumë përfitime, trupi ynë kërkon edhe rritjen konstante, pothuajse të padallueshme të aktivitetit të muskujve që siguron të qëndruarit në këmbë. Lëvizjet e thjeshta na ndihmojnë për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll.

Ne nuk mund të qëndrojmë në këmbë ndërsa jemi duke punuar, por kërkuesit besojnë se edhe ndryshime të vogla, të tilla si të qëndruarit në këmbë kur flasim në telefon apo vajtja te zyra e një kolegu për të folur në vend që t’i dërgojmë një e-mail, apo thjesht të ngjiturit e shkallëve, ndihmojnë.

Natyrisht, a mund ta shkruaj unë këtë artikull në këmbë?

 

Edhe nëse bën palestër në mënyrë të rregullt, kjo ndoshta nuk mjafton. Ka prova gjithnjë e më të forta që tregojnë se stërvitja nuk e zhbën dëmin e pësuar nga qëndrimi ulur për shumë gjatë. Teknologjia na ka bërë ne njerëzit më pasivë në historinë e njerëzimit

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s